Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Obama

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama, nëpërmjet të cilit i shprehu ngushëllimet e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për aksidentin tragjik ajror në Buffalo, që mori shumë jetën e 50 njerëzve.

Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:

I nderuari President Obama,

Ju shkruaj, në enër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen  e jetëve të njerëzve, për shkak të rrëzimit të aeroplanit në Buffalo, NY.


Populli i Kosovës është me ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre. 


Ju lutem, z. President, pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj!

Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës