Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin e Turqisë, z. Abdullah Gül

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram kryetarit të Republikës së Turqisë, z. Abdullah Gül, me të cilin e ngushëlloi për viktimat e shkaktuara si pasojë e motit të keq dhe vërshimeve.

Në telegram thuhet:

I nderuari President Gül:


Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe tërë popullit të Republikës së Turqisë ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e fundit në pjesën veriperëndimore të vendit tuaj.
Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur në shpirt dhe në mendje tërë popullin tim, prandaj, i nderuari President, ju lus t’i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këtë momente të rënda për vendin tuaj, ne jua ofrojmë miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës. Në këtë momente pikëllimi, ne u bashkohemi lutjeve tuaja. 


Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie! 
Zoti e bekoftë mikun tonë Turqinë!
      

Me bashkëndjesinë më të thellë,


Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës