Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Batalli

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Batalli, me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Qamil Batalli. Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Batalli,

Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shkrimtarit Qamil Batalli.

Qamil Batalli ka qenë një poet dhe prozator i dalluar i lërësisë shqipe për fëmijë, por talenti i tij është dëshmuar edhe në zhanrin e tregimeve humoristike për të rritur dhe në dramë. Po ashtu, ai do të mbetet gjithmonë i dashur edhe si autor i Abetares.
   
Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, po jemi të bindur se virtytet e Qamil Batallit do të kujtohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!
Zoti e bekoftë Qamil Batallin!
 

Me respekt

Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës