Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Abdullahu

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Abdullahu, e cila humbi më të dashurin e saj, z. Rexhep Abdullahun, kryetar i Partisë Nacionale Demokratike të Kosovës (PNDSH). Në këtë telegram thuhet:

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Abdullahu,

Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj,  z. Rexhep Abdullahut, kryetar i Partisë Nacionale Demokratike të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, por jemi të bindur se virtytet, angazhimi dhe sakrifica e tij për Kosovën e pavarur dhe sovrane do të jetojnë gjatë në kujtimin e të gjithë qytetarëve të vendit.

Prishtinë, 31 tetor 2007

Me respekt,
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Kosovës