Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi dhe Ministri Hyseni do të takohen edhe me Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice

Më 18. VII. 2008, gjatë qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, Kryeministri, z. Hashim Thaçi, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Skënder Hyseni, do të takohen edhe me Sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Condoleezza Rice.

Ndërsa, siç ju kemi njoftuar tashmë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. George W. Bush, do t’i presë ata, në Shtëpinë e Bardhë, më 21 korrik 2008.