Presidenti Sejdiu i shkroi sërish Shërbimit Korrektues të Kosovës

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i ka shkruar sërish Shërbimit Korrektues të Kosovës, për të rishprehur angazhimin e tij për përmbylljen e grevës së të burgosurve në burgun e Dubravës. Një kopje e kësaj letre, të cilën po e japim të plotë në vazhdim, i është dërguar edhe shefit të UNMIK-ut, z. Joakim Ryker, dhe ministrit të Drejtësisë, z. Jonuz Salihaj.

Shërbimit Korrektues të Kosovës

Duke ritheksuar gatishmërinë time të shprehur në letrën e mëhershme që ua kam dërguar Shërbimit Korrektues të Kosovës, Përfaqësuesit Special z. Rucker dhe Ministrit të Drejtësisë z. Salihaj, ju bëj me dije se do të angazhohem edhe më tej në përmbylljen e grevës së të burgosurve dhe në krijimin e kuadrit ligjor për adresimin e çështjes së amnistisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.


Në të njëjtën kohë, thërras të burgosurit që të mbajnë besimin tek institucionet e Kosovës e ato ndërkombëtare dhe të përmbyllin grevën e tyre.

Me nderime,

Dr. Fatmir Sejdiu
President i Kosovës