Presidenti Sejdiu emëroi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

12 qershor. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka dekretuarsot emërimin e gjyqtarëve të GjykatësKushtetuese të Republikës së Kosovës.

Presidenti ka bërë këtë emërim duke u bazuar në Nenin 84, pika 19 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenin 7 të Ligjit për Gjykatën
Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në propozimin e
Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 15 maj, si dhe në koordinim dhe marrëveshje të plotë me Zyrën Civile Ndërkombëtare.

Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë emëruar: Enver Hasani,
Iliriana Islami, Gjyljeta Mushkolaj, Kadri Kryeziu, Ivan Çukalloviq dhe Altay
Suroy.

Ceremonia e betimit për të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të
Republikës së Kosovës do të mbahet në të ardhmen e afërt, në koordinim me gjyqtarët dhe Zyrën Civile Ndërkombëtare.