Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi morën pjesë në pritjen e organizuar nga kryeministri i Vanuatus

Nju-Jork, 21 shtator. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi morën pjesë sot në një pritje të organizuar nga kryeministri i Vanuatus, Eduard Natapei, në të cilën morën pjesë edhe udhëheqës shtetesh, ministra të Jashtëm e ambasadorë të shteteve të ndryshme.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Natapei përshëndeti në mënyrë të veçantë pjesëmarrjen e Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaçi.

Republika e Vanuatus e ka njohur Republikën e Kosovës më 28 prill 2010.

Me këtë rast, udhëheqësit e lartë shtetërorë të Kosovës falënderuan z. Natapei për njohjen që shteti i tij i ka bërë Kosovës, i afruan atij bashkëpunim në të gjitha fushat dhe i bënë ftesë për të vizituar Kosovën.

Po kështu, Presidenti dhe Kryeministri bashkëbiseduan edhe me përfaqësuesin e Tuvalus, Australisë, Palaut, Mikronezisë e pjesëmarrës të tjerë në takim, të cilët i njoftuan për zhvillimet në vendin tonë, realitetin e ri të krijuar pas mendimit të GJND-së, si dhe theksuan orientimin dhe angazhimin e pandalshëm të institucioneve të vendit për sigurimin e njohjeve të reja dhe për integrimin sa më të shpejtë të vendit në institucionet ndërkombëtare.