Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi kërkuan nga z. Ryker kthimin e rendit në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë

Në një takim të përbashkët në mes Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit, z. Hashim Thaçi u diskutua situata në Mitrovicë pas ndërhyrjes së dhunshme të disa personave në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë dhe heqjes së flamurit të OKB-së nga ky objekt.

Ishte kërkesë e përbashkët për PSSP-në, z. Joakim Ryker që forcat e sigurisë të Policisë së UNMIK-ut dhe të KFOR-it të reagojnë urgjentisht për nxjerrjen e huliganëve jashtë objektit dhe mbrojtjen e tij të vazhdueshme.