Presidenti Sejdiu dhe gjenerali de Marnhac vizituan ushtarët e lënduar në trazirat e së hënës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it Gjeneral de Marnhac vizitoi në Kampin francez në Vushtrri, ushtarët e lënduar në demonstratat e dhunshme të së hënës (17. 3. 2008) në Mitrovicë.

Duke e përshëndetur punën e tyre në misionin që ka rol të veçantë në sigurimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, Presidenti Sejdiu u dëshiroi atyre shërim të plotë dhe kthim sa më të shpejtë në detyrën e tyre.

“Puna juaj për sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon është e pazëvendësueshme, prandaj besoj t’i ktheheni asaj sa më shpejt”, - tha në fund të vizitës së tij Presidenti i Republikës së Kosovës duke shprehur po ashtu kosideratën më të lartë për gjithë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së.