Presidenti Sejdiu dënoi shpërthimin në Pejë

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në Pejë, si pasojë e të cilit janë dëmtuar shtatë automjete të OSBE-së dhe dy të tjera private.

“Sulmi dhe shkatërrimi i veturave të OSBE-së paraqet një akt të ulët kriminal, të cilin institucionet dhe qytetarët e Kosovës e dënojnë me forcë. Aktet e tilla u shkojnë përshtati vetëm atyre që nuk e duan paqen, stabilitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e Presidentit Sejdiu, i cili u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë këtë rast dhe autorët e tij t’i vënë para drejtësisë.