Presidenti Sejdiu dekretoi themelimin e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Turqi

Prishtinë, 3 korrik 2008 - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu duke u bazuar në Nenin 84, pika 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 5, pika 1 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, dhe pas konsultimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, dekretoi sot themelimin e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në nivel ambasade në Republikën e Turqisë.

Selia e Ambasadës do të jetë në Ankara.

Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshrimit.

President i Republikës e udhëzon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti, thuhet në në Dekretin e Presidentit Sejdiu.