Presidenti Sejdiu dekretoi themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka dekretuar sot themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Selia e Ambasadës do të jetë në Riad.

Dekretimi është bërë duke u bazuar në Nenin 84, pika 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 5, pika 1 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, dhe  pas konsultimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës.