Presidenti Sejdiu dekretoi të ngarkuarit me punë në misionet diplomatike

Në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretet e Presidentit të Republikës së Kosovës për themelimin e Misioneve Diplomatike në nivel ambasade, si dhe pas Propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e të ngarkuarve me punë, Presidenti i Republikës së Kosovës merr këtë:

V E N D I M
Për Miratimin e Propozimit të Qeverisë për Emërim të të Ngarkuarve me Punë
 
Miratohet Propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/32, i datës 28.08.2008, për të emëruar këta të ngarkuar me punë (charge d’affaires ad interim):
 
1.    Uashington – Avni Spahiu
2.    Londër – Muhamet Hamiti
3.    Paris – Muhamedin Kullashi
4.    Berlin – Vilson Mirdita
5.    Romë – Albert Prenkaj
6.    Bruksel – Ilir Dugolli
7.    Ankara – Bekim Sejdiu
8.    Vjenë – Sabri Kiqmari
9.    Bern – Naim Mala
10.    Tiranë – Gazmend Pula
 
Udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmerrë hapat e nevojshëm për implementimin e këtij Vendimi.
 
Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.
 
Prishtinë, 2.09.2008                                               
_____________________________
Dr. Fatmir Sejdiu
 President i Republikës së Kosovës