Presidenti Sejdiu dekretoi dy prokurorë dhe dy gjyqtarë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi dy prokurorë dhe dy gjyqtarë, të cilët dhanë sot betimin para Presidentit Sejdiu, në një ceremoni organizuar me këtë rast.

Dekretimi u bë sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sipas të cilit Sali Toplica u emërua gjyqtar në Gjykatën Supreme, Rafet Haxhaj gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Agron Matjani prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren dhe Arben Kadriu prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan.