Presidenti Pacolli priti në takim një Delegacionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Presidenti Behgjet Pacolli priti në takim një Delegacionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga z. Adam Bennett, Këshilltar i Lartë i Departamentit Evropian në përbërje të të cilit ishin edhe z. Mr. Costas Christou, Shef i Departamentit Evropian për Kosovë dhe Jose Sulemane përfaqësues i Departamentit Evropian për Kosovë.

Gjatë takimit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i falënderoi përfaqësuesit e FMN-së për të gjithë ndihmën që ky institucion i respektuar ndërkombëtar i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës.

Presidenti Pacolli i informoi përfaqësuesit e FMN-së për përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim të ngushtë me FMN-në, për programet në fuqi si dhe për programet  në vijim.
 
Gjithashtu, Presidenti Pacolli foli edhe për vështirësitë dhe gjendjen e vështirë sociale që mbretëron në Kosovë dhe kërkoi nga mysafirët mirëkuptim për plotësimin edhe të atyre objektivave që ende nuk janë plotësuar në programet e përbashkëta me FMN-në.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me FMN-në për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme duke pasur konsideratë gjendjen sociale në vend.

Ndërkaq, z. Adam Bennett, Këshilltar i Lartë i Departamentit Evropian duke shprehur gatishmërinë e FMN-së për bashkëpunim me institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen , tha se objektiv i FMN-së është përparimi afatgjatë dhe qëndrueshmëria afatgjate buxhetore e Kosovës.

Z. Adam Bennett, theksoi se shumica e objektivave të programit të vitit të kaluar janë përmbushur dhe po punohet për gjetjen e zgjidhjeve edhe për çështjet e ngritura.