Presidenti Obama uroi Presidentin e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama i ka dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, një letër urimi me rastin e 17 Shkurtit, përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë letër thuhet:

I dashuri z. President:

Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e parë të deklaratës historike të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. 

Derisa populli i Kosovës punon drejt një ardhmërie të përbashkët, unë dua të theksoj që SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që ta zërë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve.

Sinqerisht,
Barack Obama