Presidenti Nicola Sarkozy dhe Mbreti Gustaf uruan Presidentin Sejdiu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, merastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ka marrëmesazhe urimi nga Presidenti i Republikës së Francës, Nicola Sarkozy,dhe Mbreti i Suedisë Carl Gustaf. Nëmesazhin e Presidentit Sarkozythuhet:

Zotëri President,Me rastin e festës kombëtare të vendittuaj dhe ditëlindjes së dytë tëpavarësisë së tij, ju prezantoj, nëemrin tim dhe në emër të popullitfrancez, urimet e mia më të ngrohta.

Gëzohem shumë për përparimet ekonsiderueshme të realizuara prejKosovës gjatë vitit që shkoi, si nëskenën ndërkombëtare ashtu edhenë planin e brendshëm. Vendi juaj eka përforcuar integrimin e tij nëbashkësinë ndërkombëtare. Numri irritur i njohjeve të marra dhe aderimi në shumë institucione financiare prestigjioze e nënvizon karakterin epakthyeshëm të pavarësisë së tij.Vendosja e marrëdhënieve diplomatikeme të gjithë fqinjët tuaj,përveç Serbisë, ju mundëson të luaninjë rol regjional më të madh. Përparimesubstanciale janë realizuargjithashtu nën udhëheqjen tuaj përt’u dhënë një hapësirë të gjitha komunitetevenë demokracinë e re dhedinamike kosovare.

Zgjedhjet e funditlokale e kanë dëshmuar këtë meelokuencë.Kam tërë besimin në ju, Zotëri President,në vazhdimin e bartjes sëmesazhit të hapjes dhe të dialogut tëdomosdoshëm në konsolidimin epaqes në regjionin tuaj dhe nëforcimin e lidhjeve ndërmjet komunitetevetë vendit tuaj.E di gjithashtu se mund të llogarisnë aksionin tuaj të vendosur përballsfidave ekonomike dhe sociale me tëcilat Kosova, siç edhe tërë Evropa,është e ballafaquar.

Franca do të vazhdojë të veprojë nëmënyrë që tërë Ballkani Perëndimor,duke përfshirë Kosovën, t’i bashkohetUnionit Evropian sa më shpejt tëjetë e mundur. Ju mund të llogarisninë përkrahjen tonë të plotë.Ju lus të pranoni, Zotëri President,shprehjen e konsideratës time më tëlartë.Nicolas SarkozyPresident i Republikës së Francës

*****

Ndërsa në telegramin e Mbretit tëSuedisë Carl Gustaf thuhet: Shkëlqesisë së tij Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, dua t’i përcjell Shkëlqesisë suaj, urimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira për prosperitetin e popullit të Kosovës.Carl Gustaf