Presidenti italian Giorgio Napolitano uroi Presidentin Sejdiu me rastin e Ditës së Pavarësisë

Presidenti italian Giorgio Napolitano i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të parë të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazh thuhet: 


Shkëlqësisë së Tij z. Fatmir Sejdiu


Me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam nderin  që në emër të popullit italian dhe në emrin tim, t'jua përcjell juve urimet më të mira për prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.


Gjatë vitit të kaluar marrëdhëniet diplomatike në mes të dy vendeve tona kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme me vendosjen e menjëhershme të përfaqësive diplomatike, në mënyrë që të krijohet baza premtuese për marrëdhënie stabile dhe premtuese në të gjithë sektorët e bashkëpunimit, me qëllim të ruajtjes dhe përforcimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.


Italia  konfirmon  përkushtimin e saj të thellë për progresin e Republikës së Kosovës, duke vepruar në mënyrë bilaterale dhe në kuadër të misionit ndërkombëtar në vend, me qëllim që të mbështes stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit tuaj.


Ne sinqerisht shpresojmë se Republika e Kosovës do të arrijë ta forcojë më tej shoqërinë shumetnike të bazuar në respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe konstruktiv me vendet e rajonit.


Kjo, pa dyshim, do të lehtësojë procesin e integrimeve euroatlantike të tërë rajonit, të cilin Italia e mbështet fuqishëm.


Së fundi, në këtë frymë, më lejoni t’Ju dëshirojë gjithë të mirat.
Georgio Napolitano