Presidenti i Republikës së Palausë, z. Toribiong i dërgoi Presidentit Sejdiu letrën e njohjes

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka marrë sot një letër nga Presidenti i Republikës së Palausë, z. Johnson Toribiong, me anë të së cilës ai njofton se vendi i tij e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Më poshtë po e japim tekstin e kësaj letre.

Republika e Palausë

Zyra e Presidentit

JOHNSON TORIBIONG                                                        
President               

6 mars 2009
Numri serik: 09-187

Shkëlqesisë së Tij
Fatmir Sejdiut
Kryetar i Kosovës
Prishtinë

I nderuari z. President:

Në emër të popullit të Republikës së Palausë, unë njoh sovranitetin e Kosovës si shtet të pavarur.


Edhe ne e ndjejmë ngazëllimin tuaj, sepse edhe ne jemi bërë shtet i pavarur dhe sovran në vitin 1994 dhe i jemi bashkëngjitur Organizatës së Kombeve të Bashkuara si anëtari më i ri i saj.

 

Pavarësia e jonë është bërë e mundur falë përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka administruar kombin e ishullit tonë paqësor në kuadër të Sistemit të Mirëbesimit të Kombeve të Bashkuara, i cili qe frymëzuar dhe udhëzuar nga parimet e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë. Prandaj, në frymën e  këtyre parimeve, ne i bashkohemi aleatit dhe partnerit tonë më të afërt, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta njohur Kosovën dhe për ta përgëzuar në përvjetorin e pavarësisë së saj si shtet i lirë dhe sovran. 


Duke u bazuar në njohjen tonë ndaj pavarësisë suaj si shtet sovran, janë duke u ndërmarrë hapa që kujdes i duhur t’i kushtohet vënies së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona, ndërsa unë mbes në pritje të krijimit të një miqësie të veçantë midis nesh.

Sinqerisht,
Johnson Toribiong