Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti z. Rob Benjamin, drejtor gjeneral i NDI (Instituti Kombëtar Demokratik) me seli në Washington.

Drejtori i NDI, z. Benjamin e përgëzoi Presidentin Sejdiu për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe për kremtimin dinjitoz të qytetarëve të Kosovës.

Presidenti Sejdiu e falënderoi, z. Benjamin për kontributin që ka dhënë NDI në proceset demokratike në Kosovë, si dhe shfaqi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe më tej në Kosovën e Pavarur.