Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka marrë një letër urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Komonuelthit Australisë, znj. Quentin Bryce, me rastin e përvjetorit të parë të P

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, Ju përcjell Juve, Qeverisë dhe popullit të Kosovës urimet e mia më të përzemërta, bashkë me ato të Qeverisë dhe popullit australian.

Ekselencës së tij Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës
Prishtinë

Ekselenca Juaj:

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, Ju përcjell Juve, Qeverisë dhe popullit të Kosovës urimet e mia më të përzemërta, bashkë me ato të Qeverisë dhe popullit australian. 


Australia ka qenë një prej vendeve të para që ka bërë njohjen e pavarësisë së Kosovës më 19 shkurt 2008 dhe zyrtarisht i ka vendosur marrëdhëniet diplomatike më 21 maj 2008. Ndiejmë kënaqësi që tani Australia përgëzon Kosovën për përvjetorin e saj të parë si shtet i pavarur.


Ambasadori i Australisë në Republikën e Kosovës, Ekselenca e tij z. Peter Shannon, ka prezantuar kredencialet e tij më 15 shtator 2008. Vizita e Ambasadorit ishte mundësi e mirë për të diskutuar përkrahjen e Australisë për Kosovën, përfshirë edhe krijimin e mundësive komerciale, shkëmbimet kulturore e arsimore dhe relacionet midis parlamenteve të dy vendeve.
Më lejoni të shpreh bindjen time që marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona do të vazhdojnë së prosperuari në vitet që do të vijnë.


Ekselenca Juaj, Ju lutem pranoni urimet e mia personale dhe konsideratën time më të lartë.

Sinqerisht Juaja,
Quentin Bryce