Presidenti i Maqedonisë uroi Presidentin e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski i ka dërguar Presidentit të Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu një urim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në letrën e z.Cervenkovski thuhet:

Ekselenca Juaj

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet e sinqerta dhe dëshirat për prosperitetin e mëtutjeshëm të vendit tuaj dhe për mbarësi për gjithë qytetarët.

Shfrytëzoj këtë rast solemn për të shprehur thellësisht angazhimin e përbashkët për një bashkëpunim të mëtutjeshëm në marrëdhëniet nga të gjitha sferat në një dobi të përbashkët.

Zoti President, jam i sigurt që në këtë mënyrë do të japim kontributin tonë me një përpjekje të përbashkët për stabilitetin dhe prosperitetin e regjionit tonë dhe këtë e shpreh me një gatishmëri të plotë.

Duke përsëritur urimet e mia të sinqerta, ju lutem, Zoti President, pranoni përgëzimet e mia më të larta.


Ekselencës së tij                                                Branko Crvenkovski
z.Fatmir Sejdiu
President i Kosovës