Presidenti i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq e uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt 2018 – Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, më rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ia dërgoi urimin Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Letra e plotë:

I dashuri President,

Në emër të qytetarëve të Malit të Zi, dhe në emrin tim personal, Jua dërgoj urimet e përzemërta me rastin e festës kombëtare, 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira më të mira për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe prosperitetin e qytetarëve të saj.

Mali i Zi dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit fqinjësor në rajon, përmes të cilit u japim kontribut stabilitetit dhe të ardhmes begatë evropiane të qytetarëve të tyre. Jam i bindur që do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim.

I nderuari President, Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në kryerjen e detyrës Tuaj të lartë. Ju lutem i pranoni konsideratat e mia më të larta.

Fillip Vujanoviq