Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu priti sot në një takim Zv/Kryeministrin z. Haziri dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim z. Grbic

Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu priti sot Zv/kryeministrin z. Lutfi Haziri dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim z. Branislav Grbic.

Në këtë takim ata e njoftuan Presidentin për angazhimet e Ministrisë për Komunitete dhe  Kthim në procesin e kthimit të qytetarëve të Kosovës duke evidentuar rezultatet e gjertanishme të cilat janë inkurajuese e njëherit dhe vështirësitë objektive me të cilat po përballet kjo ministri.

Presidenti Sejdiu falënderoi zv/kryeministrin Haziri dhe Ministrin Grbic për informacionet lidhur me zhvillimet e kësaj ministrie duke ritheksuar mbështetjen e tij për punën e tyre.