Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti një delegacion të Degës së LDK-së në Zvicër

Presidenti i Kosovës, Dr.Fatmir Sejdiu sot pati takim me një delegacion 20 anëtarësh të degës së LDK-së në Zvicër, në krye me z. Haki Latifi.

Në emër të delegacionit, z. Latifi i shprehu Presidentit Sejdiu mbështetjen e parezervë të anëtarësisë së gjerë të degës së LDK-së në Zvicërr për të gjitha përpjekjet që po bëhen për arritjen e vizionit të përbashkët – bërjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Ndërkaq, duke i falenderuar për vizitën, Presidenti Sejdiu tha: “Ne llogarisim në mbështetjen tuaj sepse ju në mënyrën më të mirë të mundshme keni përfaqësuar popullin tonë dhe identitetin shqiptar në Zvicër, duke siguruar kështu edhe mbështetjen e shtetit të Zvicrës për pavarësinë e Kosovës”.