Presidenti gjerman dhe ai slloven urojnë presidentin Thaçi për vitin 2018-të

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein e kanë uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për vitin e ri 2018-të.

Në kartolinat e urimeve të tyre të ardhura në këtë fillimvit, popullit të Kosovës i urohet paqe dhe vit të mbarë.

Presidenti Thaçi më herët kishte pranuar urime edhe nga Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II, Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq,  Presidenti i Hungarisë, János Áder, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe dhe të tjerë.