Presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës po takohen në Vlorë

“Republika eKosovës është shtetdemokratik i tëgjithë qytetarëve tësaj të barabartë padallim etnie e besimidhe përcaktim isaj i përhershëmështë fqinjësia emirë dhe marrëdhëniete ngushta tëbashkëpunimit metë gjitha vendet erajonit”, tha Presidentii Republikës sëKosovës, dr. FatmirSejdiu, gjatë njëtakimi të përbashkëtqë pati sot në Vlorë me homologëte tij nga Shqipëria, Mali i Zi dheMaqedonia, presidentët Bamir Topi, FilipVujanović dhe George Ivanov.

Këtë qëndrim Presidenti Sejdiu e paraqiti edhe në takimet e veçanta që pati me presidentët Topi, Vujanović dhe Ivanov. “Kam vlerësuar vazhdimisht rolin tuaj, rolin e institucioneve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës në një vit të Kushtetutës dhe në një vit e gjysmë të pavarësisë së Kosovës”, tha Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi në takimin që pati me Presidentin Sejdiu.

“Ju po tregoni urtësi, pragmatizëm dhe modernitet në udhëheqje dhe këtë ua them të gjithë burrështetasve që takoj”, theksoi Presidenti Topi, duke shtuar se lidershipi i Kosovës po tregon maturi dhe pjekuri të admirueshme politike. Ai takimin e katër presidentëve të rajonit në Vlorë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm, meqë është një mesazh i fuqishëm se vendet tona po hyjnë në një etapë të re të bashkëpunimit.

Gjithashtu, Presidenti Topi shprehu edhe një herë përkrahjen e tij të parezervë për idenë e Presidentit Sejdiu që Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi të aplikojnë një sistem tërësisht të lirë të qarkullimit të njerëzve dhe të mallrave, duke i liberalizuar kufijtë, si dhe duke i hequr kontrollet e pasaportave në pikat kufitare.

Sa u përket marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, Presidenti Topi tha se Shqipëria dhe Kosova do të njohin vetëm forcim të tyre. Rruga Durrës-Prishtinë, sipas tij, do të nxisë edhe më tej thellimin e komunikimit Shqipëri-Kosovë në të gjitha fushat e jetës. “Kjo rrugë është një dëshmi më vete se sa shumë punë është bërë gjatë këtyre viteve të fundit, se sa ndryshime rrënjësore kanë ndodhur”, pohoi Presidenti Topi. Duke e falënderuar Presidentit Topi për ftesën, Presidenti Sejdiu ritheksoi se Shqipëria ka qenë një mbështetës i plotë i Kosovës në të gjitha proceset. Ai vlerësoi rolin jashtëzakonisht konstruktiv që Presidenti Topi dhe gjithë klasa institucionale dhe politike e Shqipërisë ka patur dhe vazhdon të ketë në zhvillimet e përgjithshme në rajonin tonë. Ndërsa, duke folur për autostradën Durrës-Prishtinë, Presidenti Sejdiu tha se ajo, pa asnjë dyshim, do t’i shërbejë zhvillimit më të hovshëm ekonomik jo vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, por të gjithë rajonit. Edhe në këtë takim, Presidenti Sejdiu u angazhua që kjo pjesës e Evropës Juglindore të japë dëshminë e saj të fuqishme se tashmë është e gatshme për të ecur edhe më hovshëm drejt integrimeve euroatlantike, duke e liberalizuar lëvizjen e qytetarëve të saj, duke e shtuar nivelin e bashkëpunimit ekonomik dhe duke e thelluar edhe më shumë shkëmbimin tregtar. Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu idenë e liberalizimit të lëvizjes së qytetarëve, si dhe të heqjes së plotë të pasaportave në një të ardhme sa më të afërt ia shtroi edhe homologut të tij nga Maqedonia, z. George Ivanov.

“Ne kemi shumë pika të përbashkëta, që lidhen me historinë tonë, por edhe me ambiciet tona për integrimet në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë”, tha Presidenti Sejdiu gjatë takimit me Presidentin Ivanov.

Për ne, vijoi Presidenti Sejdiu, është me rëndësi të demonstrojmë gatishmërinë tonë, si rajon, se jemi të përkushtuar për bashkëpunim dhe për marrëdhënie të mira. Gjithashtu, krahas liberalizimit të kufijve, Presidenti Sejdiu shtroi domosdonë e shtimit të bashkëpunimit rajonal për pengimin dhe luftimin e dukurive të këqija që mund të paraqiten në vendet tona, veçmas të atyre dukurive që janë të karakterit të krimit të organizuar.

“Republika e Kosovës gjithmonë e ka trajtuar dhe do të vazhdojë ta trajtojë Maqedoninë si partner strategjik”, tha Presidenti Sejdiu. Po në këtë frymë, Presidenti Ivanov pohoi se vendi i tij është i vendosur për ta thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës. “Besojmë se dy qeveritë tona do të bëjnë punën e duhur që përfundimisht të zgjidhet edhe çështja e kufirit, në mënyrë që të ecet përpara drejt vendosjes së plotë të marrëdhënieve bilaterale, të cilat janë në interes të ndërsjellë”, tha Presidenti Ivanov.

Presidenti Sejdiu dhe Presidenti Ivanov pohuan se është me rëndësi jetike për dy vendet që keqkuptimet e kohëve të fundit në relacionet zyrtare mes Shkupit dhe Prishtinës të tejkalohen, ndërsa që i gjithë rajoni të përqendrohet në arritjen sa më të shpejtë të synimeve të përbashkëta për integrimet euroatlantike. Edhe në takimin me Presidentin e Republikës së Malit të Zi, z. Filip Vujanović, Presidenti Sejdiu theksoi përkushtimin e institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për të qenë shembull i b a s h k ë p u n i m i t , madje jo vetëm me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, por edhe me të gjitha vendet e tjera të rajonit. “Përvoja e Malit të Zi në procesin e tranzicionit dhe të ndërtimit të institucioneve demokratike është një model i mirë edhe për vendet e tjera”, tha Presidenti Sejdiu, duke pohuar vullnetin e plotë të Prishtinës zyrtare për ruajtjen dhe forcimin e frymës së miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë në mes të të dyja vendeve.

“Ne duam që të kemi marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, ashtu siç i kemi me të gjitha vendet e tjera, por insistojmë që Beogradi të heqë dorë nga politika e shkaktimit të tensioneve në vendet fqinje”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se investimet e Beogradit për t’i mbajtur gjallë dhe për t’i financuar strukturat paralele, sidomos në veri të Kosovës, janë shumë të dëmshme dhe rrezikojnë të ardhmen e të gjithëve, si të shumicës shqiptare, ashtu edhe të komuniteteve pakicë. Sa u përket marrëdhënieve me Malin e Zi, Presidenti Sejdiu vlerësoi se ato janë shumë të mira dhe me kohë do të njohin zhvillime edhe më pozitive. Ndërkaq, Presidenti malazez, z. Filip Vujanović tha se Mali i Zi dhe Kosova do të bashkëpunojnë edhe më tej si dy vende të pavarura. “Mali i Zi është vend mik i Kosovës, ndërsa populli malazez është mik me popullin e Kosovës!”, theksoi Presidenti Vujanović, duke shprehur mirënjohjen e tij për angazhimet e gjithanshme të institucioneve të Kosovës për ta përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve të vendit, për ta shtuar shkallën e sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon. Në këtë takim, ai kërkoi që institucionet e Kosovës ta shqyrtojnë tretmanin e malazezve në Republikën e Kosovës, si dhe çështjen e kthimit të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët aktualisht janë duke jetuar në Malin e Zi. Duke iu përgjigjur interesimit të Presidentit Vujanović, Presidenti Sejdiu tha se ai tashmë ka angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete përfaqësuesin e malazezve të Kosovës, në mënyrë që ta ndihmojë drejtpërdrejt avancimin e mëtejmë të pozitës së tyre, kurse sa u përket të zhvendosurve ai ritheksoi se është zotim i institucioneve të Republikës së Kosovës që të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, do ta kenë mundësinë për t’u kthyer dhe për të jetuar në atdheun e vet, në Kosovë. Nesër, të katër presidentët do të kenë një takim tjetër të përbashkët. Fill pas tij, ata do të dalin në një konferencë të përbashkët me gazetarë. Në orët e pasdites, Presidenti Sejdiu do të takohet në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha.