President i Konfederatës Zvicerane uron Presidentin e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Hans-Rudolf Merz, ka uruar përmes një letre Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.

Ne letrën e z. Hans-Rudolf Merz thuhet:

Shkëlqesisë së Tij
Z. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës
Prishtinë

Në emër të Këshillit Federal Zviceran, është kënaqësi për mua t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj urimet tona më të përzemërta me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe t’ju shpreh dëshirat më të sinqerta për mirëqenien tuaj personale si dhe prosperitetin e vendit dhe të gjithë qytetarëve tuaj.

Jam i bindur se besimi dhe miqësia e mirëfilltë që ekziston në mes të dy vendeve tona do të thellohet edhe më tej në vitet që vijnë.

Hans-Rudolf Merz
President i Konfederatës Zvicerane