Personalitete të shumta vazhdojnë ta përgëzojnë Presidentin Sejdiu

Presidentit Sejdiu vazhdojnë t’i arrijnë telegrame të shumta urimi nga personalitete të ndryshme nga vendi dhe bota.

Menjëherë pas zgjedhjes, Presidentin e kanë përgëzuar Presidentit i Shqipërisë, z. Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, ministri i Jashtëm, z. Lulzim Basha etj.

Në të gjitha këto telegrame shprehet vlerësim i lartë për kontributin e Presidentit Sejdiu në procesin e përcaktimit të statusit politik të Kosovës, ruajtjen e unitetit të faktorit politik të Kosovës, si dhe angazhimi që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe të Shqipërisë të thellohen edhe më tej.