Njoftim për media

Presidenti Sejdiu do të nënshkruhet në Librin e ngushëllimit të hapur nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, do të nënshkruhet në Librin e ngushëllimit të hapur nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë me rastin e vdekjes së ish Presidentit të Sllovenisë, Janez Dernovshek.

Dita: e martë, 26 shkurt 2008
Ora: 12:00
Vendi: Zyra e Republikës së Sllovenisë, Rruga “Anton Çeta”, Nr.6  në Prishtinë