NAIM JERLIU U EMËRUA KËSHILLTAR POLITIK I PRESIDENTIT SEJDIU

Në mbështetje të nenit 9. 2. 2 të Kornizës Kushtetuese, UNMIK/REG/2001/9, Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e ka emëruar z. Naim Jerliun Këshilltar politik në Kabinetin e Presidentit.

Naim Jerliu është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.