Mesazh urimi i Presidentit Sejdiu me rastin e Krishtlindjes ortodokse

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu i përgëzoi besimtarët ortodoksë të Kosovës me rastin e festës së Krishtlindjes, duke u shprehur atyre urimet më të përzemërta. Në këtë urim të Presidentit Sejdiu thuhet:

“Krishtlindja është ditë e lindjes së Krishtit dhe e forcimit të besimit në Zotin. Ajo është simbol i sakrificës, reflektimit shpirtëror dhe bekimit për të mirën njerëzore. Në këtë ditë të shënuar, urojmë që paqja, begatia dhe lumturia të mbretërojnë në familjet  e të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës.”

Urime dhe me fat! 
Presidenti i Kosovës
Dr. Fatmir Sejdiu