Malajzia nuk e ka ngrirë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 14 gusht 2008. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, ka pritur sot (e enjte) në një takim në Presidencë z. Mustafa Mansor, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Malajzisë, me të cilin bisedoi për gjendjen në Kosovë dhe për relacionet e vendit tonë me Malajzinë.

Nuk ka ndryshim të qëndrimit të Malajzisë karshi Kosovës. Malajzia nuk e ka ngrirë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo çështje është në shqyrtim e sipër. Këtë e ka bërë të ditur z. Mustafa Mansor, duke paraqitur qëndrimin e Qeverisë së vet, gjatë takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu.

Malajzia mirëpret shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, thuhej në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Malajzisë, lëshuar më 20 shkurt 2008.