Lartmadhëria e Saj, Elizabeta II uron Presidentin Sejdiu

Mbretëresha Elizabeta II e ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës.

Në letër thuhet:

Ekselenca Juaj:
Kam kënaqësinë t’i përcjellë Ekselencës Suaj përshëndetjet e mia më të ngrohta me rastin e kremtimit të Ditës tuaj Kombëtare, së bashku me urimet e mia më të mira popullit të Kosovës për mbarësi dhe lumturi në këtë vit.

Elizabeth R