Lansohet fushata për promovimin e Kosovës

Në prani të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, Kryeministrit Thaçi, përfaqësuesve të kompanisë “Saatchi & Saatchi", dhe shumë të rinjve në “Sheshin 21”, të hënën është lansuar kampanja për promovimin ndërkombëtar të Kosovës.

Lansimin e kësaj fushate e cila do të fillojë të emetohet në kanalet e mëdha televizive ndërkombëtare, siç janë CNN, BBC, World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport , Presidenti Sejdiu e ka vlerësuar si një ngjarje të bukur për Prishtinën për Kosovën dhe për botën.

“Është një mundësi e mirë që Kosova e shfrytëzon për herë të parë me miqtë e saj, për të prezantuar bazën e vet të Evropës së vjetër por për të prezantuar edhe Evropianët e ri. Të prezantoj energjinë e Kosovës, shpirtin e saj, ambicien e saj dhe dëshirën e saj të flaktë që të ecë lirshëm dhe të bashkohet me komunitetin e vendeve të lira”, theksoi Presidenti.

Në ceremoni ka folur edhe Kryeministri Thaçi dhe përfaqësuesit e kompanisë izraelite “Satchi & Satchi”.