Lamberto Zannier uroi Presidentin Behgjet Pacolli

Përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier e uroi Presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Në urimin e tij, z. Zannier thekson:

Shkëlqesia Juaj,

Më lejoni t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes Suaj si President i Republikës së Kosovës.

U ndjeva i kënaqur me zgjedhjen e Juaj, ngase kam bindje të  fortë se si President do të  jepni maksimumin për t’i sjellë komunitetet e ndryshme të Kosovës së  bashku dhe, ashtu siç e keni cekur edhe në  fjalimin përurues, do të  fokusoheni në  bashkëpunimin rajonal, dialog, prosperitet dhe integrimin evropian. Respektimi i diversitetit, bashkëpunimi rajonal dhe angazhimi për paqe janë vlerat themelore të  Kombeve të  Bashkuara.

Në  emër të  Sekretarit Gjeneral, më  lejoni të  shpreh angazhimin tim për t’ju ndihmuar në  përmbushjen e këtyre qëllimeve.

Më  lejoni të  përfitoj nga rasti dhe të  përsëris, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më  të  lartë.

Lamberto Zannier,
Përfaqësuesi i  OKB-së në Kosovë