Kumtesë për media

Presidenti i Kosoves, Dr.Fatmir Sejdiu u takua sot me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, z. Haki Shatri dhe me Ministrin e Arsimit (MASHT), z. Agim Veliu. Në takim u diskutua për veprimet e përgjithshme në këto dy ministri dhe përkushtimin e veçantë për përmirësimin e kushteve materiale në arsim.

Në bazë të vlerësimeve të mëhershme, të bëra nga këto dy ministri, Presidenti kërkoi që të shqyrtohet mundësia e ngritjes së pagave për të gjithë mësimdhënësit e niveleve parauniversitare (niveli parafillor, fillor dhe i mesëm).

Presidenti Sejdiu kërkoi që arsimi të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë për periudhën e ardhshme, ndërsa Muinistrat u pajtuan se do të diskutohet mundësia që me anë të rishikimit të buxhetit të bëhet një ngritje adekuate e pagave.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave prezentoi elemente lidhur me problemet e ngjajshme në sektoret tjera, ndërsa Presidenti kërkoi që të shqyrtohen mundësitë buxhetore për vitin e ardhshëm edhe për këto sektore.