Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, uron Presidentin Thaçi për dhjetë vjetorin e pavarësisë

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Letra e plotë :

Shkëlqesia Juaj,

Në emër të Parlamentit Evropian, dëshiroj t’ju falënderoj juve dhe qeverinë tuaj për ftesën për të marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit tuaj më 18 shkurt 2018, kushtuar kremtimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Arritja e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është një nga objektivat kryesore të çështjeve të jashtme të Bashkimit Evropian. Prandaj, jam shumë i kënaqur me strategjinë e re për Ballkanin Perëndimor, të prezentuar javën e kaluar gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian, e cili riafirmon angazhimin e Bashkimit Evropian në procesin e zgjerimit dhe aspiratat e anëtarësimit të vendeve në rajon.

Për fat të keq, për shkak të angazhimeve të mëparshme, unë nuk do të mund të marr pjesë në ceremoninë që organizohet në Prishtinë më 18 shkurt.

Megjithatë, unë ju përcjellë dëshirat më të mira dhe shpresoj se do të ketë mundësi të tjera për t’u takuar përsëri në të ardhmen.

Sinqerisht,
Antonio Tajani
Kryetar i Parlamentit Evropian