Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron falënderon Presidentin Sejdiu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë një letër nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron, me anë të së cilës ai e falënderon Presidentin Sejdiu për letrën e urimit me rastin e zgjedhjes së Tij kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë letër, kryeministri Cameron shpreh mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe ambicien e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n si dhe konfirmon angazhimin për të punuar mbi progresin e bërë që nga pavarësia.

“Pres për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e forta në mes të dy vendeve tona”, përfundon kryeministri Cameron në letrën e Tij.