Italia emëroi z. Michael Louis Giffoni ambasador në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti sot në takim z. Patrick Mura, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Italisë në Kosovë.

Duke sjellë kredencialet e ambasadorit të parë në Kosovë, z. Mura njoftoi se Ministria e Jashtme e Italisë ka emëruar z. Michael Louis Giffoni për ambasador në vendin tonë.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe diplomati italian biseduan për gjendjen në Kosovë dhe perspektivën e zhvillimit të gjithëmbarshëm dhe të integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.

Z. Patrick Mura u zotua për vazhdim të mbështetjes italiane për Kosovën, duke theksuar se politika e Italisë karshi Kosovës nuk do të ndërrojë.