Institucionet e Kosovës të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar përmbytjet

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me anë të së cilës i shpreh dhimbjen dhe solidaritetin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës me qytetarët e Shqipërisë të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.

“Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutem Shkëlqesi, ju siguroj se ne do të jeni pranë jush dhe se institucionet e Kosovës do të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për t’ju dalë në ndihmë në radhë të parë qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë për të përballuar sa më lehtë situatën e jashtëzakonshme të krijuar pas përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës dhe në rrethinën e saj”, shkruan dr. Jakup Krasniqi.