I nderuari z. Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës

Më lejoni që në emrin tim dhe të popullit të Republikës së Kosovës t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e rizgjedhjes suaj Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Duke iu dëshiruar shëndet, punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme në misionin Tuaj, unë ritheksoj përkushtimin tim të plotë që si President i vendit të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me institucionin tuaj dhe me ju personalisht.

Jam i bindur se, edhe në këtë mandat, nuk do të mungojë angazhimi Juaj për thellimin e kulturës së lartë të komunikimit dhe të tolerancës ndërfetare, që pa dyshim është një nga shtyllat e fuqishme të identitetit të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
    
Urime dhe me fat!

Me respekt,
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës