I nderuar President Jintao,

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta ju dhe përmes jush, kombit kinez, dhe familjeve që kanë rënë në zi nga tërmeti që goditi Kinën qëndrore të hënën, me ç’rast sipas njoftimeve 12 mijë veta gjetën vdekjen ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë mbetën në gjendje të rëndë.

Shkëlqesia e Tij Hu Jintao
President i Republikës Popullore të Kinës
Pekin

I nderuar President Jintao,
Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta ju dhe përmes jush, kombit kinez, dhe familjeve që kanë rënë në zi nga tërmeti që goditi Kinën qëndrore të hënën, me ç’rast sipas njoftimeve 12 mijë veta gjetën vdekjen ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë mbetën në gjendje të rëndë.
Jam i bindur, z. President Jintao, se në këto kohë të vështira, autoritetet kineze do t’ia dalin të përballen me tragjedinë dhe të gjejnë forcë për t’i përballuar pasojat e këtij tërmeti të tmerrshëm.
 
Juaji përzemërsisht,
Dr. Fatmir Sejdiu

President i Republikës së Kosovës