Fuqia “e butë” e izolimit

Kosova, për pothuajse pesë vite, ka qenë në një dialog për liberalizimin e vizave me BE-në, dhe ka punuar drejt këtij qëllimi për shumë më shumë kohë se kaq. Fqinjët e saj në rajon veçse kanë harruar të gjithë se nëpër çfarë kanë kaluar pothuajse gjashtë vite më parë, tashmë të mësuar me këtë liri themelore. A është Kosova aq ndryshme nga fqinjët e saj? Zyrtarë të nivelit të lartë të Komisionit Evropian thanë para një viti e gjysmë që Kosova do të “ecë miljen e fundit” drejt statusit pa viza. Duhet ta pyesim veten se sa e gjatë është ajo milje e fundit?

Nga Hashim Thaçi

Kosova, për pothuajse pesë vite, ka qenë në një dialog për liberalizimin e vizave me BE-në, dhe ka punuar drejt këtij qëllimi për shumë më shumë kohë se kaq. Fqinjët e saj në rajon veçse kanë harruar të gjithë se nëpër çfarë kanë kaluar pothuajse gjashtë vite më parë, tashmë të mësuar me këtë liri themelore. A është Kosova aq ndryshme nga fqinjët e saj? Zyrtarë të nivelit të lartë të Komisionit Evropian thanë para një viti e gjysmë që Kosova do të “ecë miljen e fundit” drejt statusit pa viza. Duhet ta pyesim veten se sa e gjatë është ajo milje e fundit?

Nuk kemi alternativë tjetër pos të vëzhgojmë trajtimin e veçantë të Kosovës në krahasim me fqinjët e saj kur vjen puna te procesi i liberalizimit të vizave. Përderisa pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor pranuan Udhërrëfyesin në vitin 2008, Kosova është dashur të presë deri në vitin 2012 për të pranuar të njëjtën gjë.

Përderisa vendeve të rajonit u ishte lejuar udhëtimi pa viza në zonën Shengen në vitin 2009 dhe 2010, qytetarët e Kosovës janë ende duke pritur për të njëjtën mundësi. Përderisa vendeve të rajonit iu dhanë udhërrëfyesit me më pak se 50 kërkesa, udhërrëfyesi i Kosovës përfshinte 95 kërkesa! Për më tepër, kriteret për Kosovën përfshinin disa fusha që nuk lidheshin drejtpërdrejt me politikën e vizave dhe të cilat nuk u janë kërkuar asnjërës prej vendeve të tjera të rajonit dhe më gjerë.

Kosova tani ka ardhur në fund të udhërrëfyesit. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret teknike të përcaktuara në udhërrëfyes. Në maj të këtij viti, Komisioni Evropian më në fund i rekomandoi Këshillit dhe Parlamentit Evropian për të hequr kërkesat për viza për kosovarët. Rekomandimi ka paraqitur të gjitha arritjet që ka bërë Kosova në plotësimin e kërkesave teknike.

Komisioni përmendi dy nga 95 kërkesat e udhërrëfyesit ku akoma më shumë duhet bërë. Këto dy fusha përfshijnë ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe përmirësimin e historikut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Institucionet e Kosovës nuk e kanë kursyer asnjë energji në lëvizjen përpara në këto dy fusha. Kjo e fundit është në duart e institucioneve të pavarura gjyqësore, një sektor në të cilin BE-ja ende mban kompetenca të forta ekzekutive. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të rritur koordinimin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve. Cilado ndërhyrje e mëtejshme do të shkelte marrëdhëniet e pavarura në mes të këtyre dy degëve të qeverisë. 

Udhërrëfyesi gjithashtu kërkon nga Kosova që të “bëjë përpjekje për të përfunduar [...] përcaktimin e kufirit me Malin e Zi”. Duhet të jetë e qartë edhe për vëzhguesit më të largët se ka patur një përpjekje të pamasë nga ana e qeverisë për të përfunduar këtë proces.

Marrëveshja është nënshkruar dhe miratuar nga qeveria. Megjithatë, ratifikimi i marrëveshjes po përballet me kundërshtime të mëdha politike. Nuk është e sigurt që kjo çështje nuk mund të zgjidhet në kohë; megjithatë, pyetja përkatëse tani është nëse liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët të një vendi duhet të mbahet peng për këtë çështje (ndërkohë që qytetarët e vendeve të tjera që ndajnë kufijtë me Kosovën, tashmë janë duke shijuar udhëtimin pa viza për ca kohë tani). Në qoftë se demarkacioni i kufijve ka aq shumë rëndësi, atëherë pse nuk ishte kërkuar nga asnjë nga vendet e tjera në rajon? Cilët kufij janë duke u demarkuar nga Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina? Zyrtarët e BE-së do të thonin se BE-ja mëson nga gabimet e bëra në të kaluarën

Nëse është kështu, pyesim veten se cilët kufij janë duke u demarkuar nga Gjeorgjia dhe Ukraina, të dyja këto janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza nga BE-ja në javët e ardhshme. Megjithatë, unë jam i sigurt se demarkacioni me Malin e Zi në fund do të përfundohet, por duke na shtyrë ta bëjmë atë brenda afateve jorealiste mund të dëmtojë më tepër se të ndihmojnë.

Pasi që është lënë prapa rajonit të vet, Kosova tani e gjen veten të grupuar me vende më larg nga Evropa pa një perspektivë të qartë të anëtarësimit. Linja zyrtare është se çdo vend vlerësohet në bazë të meritave të veta në përmbushjen e kritereve të saj specifike. Megjithatë, realiteti është se përparimi i Kosovës është peng i mungesës së unitetit dhe vullnetit politik brenda BE-së.

Duke pasur parasysh përpjekjet enorme të qeverisë gjatë vitit të kaluar në një kohë kur disa zëra opozitarë kanë zgjedhur mjete të dhunshme duke u përpjekur ta dëmtojnë punën tonë, Kosova ka nevojë për BE-në për të rritur angazhimin e saj dhe të japë atë që kemi fituar me të drejtë.

Shtetet anëtare të BE-së duhet të heqin Kosovën nga lista e zezë e Shengenit dhe të lejojnë qytetarët e Kosovës të vizitojnë miqtë dhe familjet e tyre në Evropë pa procese të kushtueshme dhe që marrin shumë kohë për të aplikuar për një vizë. Kjo do te ishte reciprokisht e dobishme pasiqë është mënyra më e mirë për të siguruar angazhim të qëndrueshëm ndaj reformave të vazhdueshme në Kosovë dhe riatdhesimin e emigrantëve ilegalë nga BE-ja.

Ne jemi duke i kërkuar BE-së të mos i ndryshojë edhe njëherë rregullat për Kosovën. Ne jemi duke u kërkuar atyre të mendojnë për Ballkanin Perëndimor si një rajon, me një perspektivë të qartë të anëtarësimit, ku të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ne jemi duke kërkuar nga BE-ja të gjykojë përpjekjet e Kosovës për reforma në mënyrë të drejtë, pa elemente politike. Ne jemi duke i kërkuar BE-së të hapë krahët e saj për qytetarët tanë; një popull që është më i gatshmi ta pranojë përqafimin e vet në rajon.

Procesi i liberalizimit të vizave ka qenë i mirë për Kosovën; është një shembull i ndritshëm i pushtetit të butë të përdorur për të nxitur reforma. Megjithatë, duke vonuar shpërblimin kur ai është fituar me të drejtë, ka efekt të kundërt. Ai rrezikon shthurjen apo më keq.

Çdo vonesë e mëtejshme në largimin e Kosovës nga lista e zezë shfrytëzon situatën unike të Kosovës. Kjo nënkupton ofrimin e kombinimit të shpërblimit dhe dënimit. Kjo do të nënkuptonte përdorimin e pushtetit të butë të izolimit për të detyruar reformat. Problemi është se izolimi nuk është i butë. BE-ja është më e mirë se kaq.