Franc Beckenbauer Ambasador nderi i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka dekoruar sot legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës.

Ky është çmimi i parë që z.Pacolli e jep si President i Kosovës.

Çmimi Ambasador nderi i jepet z. Beckenbauer për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojë ta japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.