Delegacioni i Kosovës u takua me kryeministrin e Kuvajtit, Sheik Nasser Al-Sabah

Nju-Jork, 21 shtator. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, u takuan sot në Nju-Jork me kryeministrin e Kuvajtit, Sheik Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah.

Në takim u shtrua edhe një herë për diskutim njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Kuvajtit.

Udhëheqësit shtetërorë të Kosovës theksuan se tashmë nuk kas asnjë arsye që të pritet më tej por njohje, sidomos pas realitetit të ri politik ndërkombëtar për Kosovën, që është krijuar pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe pas njohjes së këtij opinionin përmes miratimit të Rezolutës për Kosovën nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.