Dekret për ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare

Duke u bazuar në Nenin 18, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 4, pika 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, Dekretoj

Duke u bazuar në Nenin 18, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 4, pika 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, 

 

Dekretoj

 

Ratifikimin e Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukës së Madhe të Luksemburgut për Zbatimin e Strategjisë Rajonale për Ballkanin (2007-2010) të Fondacionit Caritas Luksemburg, nënshkruar më 27 dhe 30 tetor  2008, pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më 25 shkurt 2010.

 

Marrëveshja e ratifikuar i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për njoftim, në përputhje me nenin 18, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

Marrëveshja e ratifikuar hynë në fuqi në datën e shpalljes në Gazetën Zyrtare.

 

Nr. i Dekretit: DMN-010-2010

 

Prishtinë, më 26 shkurt 2010

Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës