Daniel Fried uroi Presidentin Sejdiu

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Evroazisë, z. Daniel Fried i ka telefonuar Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiut, të cilit ia uroi hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, z. Fried i premtoi Presidentit Sejdiu ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e Kosovës së pavarur, demokratike dhe prosperuese për të gjithë qytetarët e saj.