Çekia do ta njohë Republikën e Kosovës

Prishtinë, 26 shkurt 2008- Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, takoi sot shefen e zyrës së Republikës Çeke në Prishtinë, znj. Janina Hrebickova.

Znj. Hrebickova e njoftoi Presidentin së Republika Çeke do ta njohë pavarësinë e Kosovës menjëherë me përfundimin e procedurave të nevojshme qeveritare për njohjen e shteteve.

Presidenti Sejdiu falënderoi Znj. Hrebickova për përkrahjen dhe qëndrimin e qartë të Çekisë gjatë proceseve të gjata që kaloi Kosova deri në pavarësimin e saj dhe shprehu bindjen se do të vazhdojë bashkëpunimi i thellë mes dy vendeve edhe për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës.